HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETetova i vë fajin arbitrit: Na hoqi djersën dhe punën e bërë

Tetova i vë fajin arbitrit: Na hoqi djersën dhe punën e bërë

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova ka folur pas humbjes ndaj Vllaznisë në javë e parë të Superiores, sezoni 2025-2026, e mbyllu me shifrat 2-0 për shkodranët. Tetova është ndalur në disa pika të caktuara, duke e vendosur theksin edhe te arbitrimi: “Nuk është se nuk shkoi. Prisnim 25 minuta Vllazninë agresive. 

Përgëzoj djemtë në fushë si të Vllaznisë dhe Egnatias. Bënë ndeshje shumë të mira. Ndeshje hapëse me guxim të madh. Sigurisht kjo vjen prej lojtarëve të rinj. Është shpejt dhe ata do futen në linjën e lojës së Egnatias. Sigurisht që goditjet standarde janë për tu riparë se dihet që Vllaznia është e fortë në lojën në ajër. Mos të merremi pastaj dy kartonat e verdhë se nuk janë fare kartona. Nuk e di, vetëm ky llojë gjyqtari e ka parë. 

https://ads.digitalbee.al/www/delivery/afr.php?zoneid=119&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE

Ne kemi televizorin në pankinë, i shohim të gjitha. Lojtari i Vllaznisë e ka tërhequr nga fanella. Pse ky duhet të ndikojë. Na hoqi djersën dhe punë. A do arbitrojë më ky në vazhdim? Lojtari merr të kuqe dhe nuk luan më në ndeshjen tjetër, po ky çfarë do bëjë? Grupin e kam super, lojtarët i kam marrë. Tani çështje mekanizmash që i marr përsipër unë. Kemi strategji. Do bëjmë detyrën. Faleminderit, suksese të gjithë ekipeve”.   

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments