Java e 35-të e Abissnet Superiore ishte jetike për betejën në fundin e klasifikimit. Teuta me fitoren që mori në Tiranë arriti që të siguronte qëndrimin në Superiore ndërsa dënon bardheblutë, të cilët do të luajë për gjithçka në 90’ e fundit përballë Dinamo City. Sa i përket kronikës të pranishmit në stadiumit asistuan në një duel me të vërtetë të luftuar pasi Tirana humbi një penallti (Zharmuni) përpara se të ndëshkohej nga Beshiraj në minutat e fundit.

Fitore me shumë peshë ishin edhe ato të Laçit dhe Bylisit. Në Kurbin skuadra e Morieros siguroi tri pikët falë Kordeiro Melos, i cili shënoi golin e vetëm për të ndëshkuar kështu Dinamo City-n. Me një gol u mbyll edhe ndeshja tjetër në Ballsh ku Bylisi vendas mundi Partizanin falë rrjetës së Përndrecës. Të dy ekipet mbajnë gjallë shpresat për mbijetesë. 

Pas 35 takimesh Laçi dhe Tirana mbajnë respektivisht vendin e dhjetë dhe të nëntë me 36 pikë ndërsa një vend më lart gjendet skuadra e Skënderbeut me dy pikë më shumë. Ekipi i Ernest Gjokës mori sot një barazim me shumë vlera në “Egnatia Arena”.