Albi Doka është zyrtarisht lojtar i Teutës. Mbrojtësi i bashkohet durrsakëve pas eksperiencës me Skënderbeun.

Doka “blindon” mbrojtjen, pasi më parë janë prezantuar Përgjoni dhe Qaqi.

“KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e lojtarit Albi Doka, i cili do të jetë pjesë e skuadrës sonë për sezonin e ardhshëm. Klubi ka firmosur sot marrëveshjen me lojtarin, i cili do të forcojë repartin e mbrojtes dhe do të jetë një element i rëndësishëm në objektivat tona për sezonin e ri.

Doka i bashkohet “bluve” me përvojën dhe kualitetin e tij, dhe jemi të bindur se do të japë një kontribut të çmuar në fushën e lojës. I urojmë mirëseardhjen në Durrës dhe shumë suksese me fanellën e Teutës”, shkruan klubi durrsak.