Teuta nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur zëvendësuesin e Klejdi Dacit. Një shkodran ka rënë në “radarët” e durrsakëve.
Sipas “Futbolli në Shqipëri” bëhet fjalë për Kristian Preknicaj, i cili mbylli aventurën e tij me Lushnjen. 22-vjeçari me lushnjarët në sezonin e kaluar arriti të shënonte 6 gola.
Palët janë shumë afër marrëveshjes mes tyre dhe për sulmuesit do të ishte aventura e parë në Superiore. Në të kaluarën Preknicaj ka luajtur për disa ekipe italianë në kategoritë e ulëta.
Nëse kjo levizje do te zyrtarizohet, Preknicaj do te behej shkodrani i peste tek Teuta sepse siç dihet pjese e saj jane edhe trajneri Edi Martini si dhe futbollistet Arsid Kruja, Elmando Gjini dhe Antonio Marku.