Bundesliga ka ulur zyrtarisht siparin për sezonin 2024-2025, me Bayern Munich që u shpall kampion. Skuadra bavareze dhe tifozët i kanë thënë “lamtumirë” një ikone të këtij klubi, Thomas Muller.

Ai luajti titullar në fitoren 4-0 ndaj Hoffenheim, ndërkohë që ovacionet nuk munguan kur ai u zëvendësua në minutën e 61-të nga Leroy Sane. Në 503 ndeshje zyrtare, ai realizoi 150 gola dhe 211 asistime për bavarezët

Muller falënderoi tifozët përmes një mesazhi: “Ajo që ndodhi pas ndeshjes para tribunes, tregon se sa i fortë është një person. Për mua ishte një mënyrë e shkëlqyeshme për të përfunduar sezonin”.

Ndjej shumë dashuri ndaj meje dhe, sinqerisht, nuk ka asgjë më të mirë. I falënderoj të gjithë për duartrokitjet dhe mbështetjen. E mbylla me një fitore dhe ky është kujtimi që do të mbaj gjithnjë nga ky klub”, tha Muller./telesport/