Ronald Araujo po përjeton pikën e tij më të ulët si lojtar i Barcelonës. Mbrojtësi uruguaian, i cili deri pak kohë më parë konsiderohej si një nga shtyllat e klubit katalanas, ka humbur plotësisht mbështetjen e tifozëve pas një sërë performancash të dobëta, gjë që ka rritur pakënaqësinë e tyre.

Perfomanca e tij në gjysmëfinale ndaj Interit, për aq minuta sa luajti, pasi i fut si zëvendësues në minutën e 75-të, ishte tejet e dobët. Shumë tifozë fajësojnë pikërisht uruguaianin për dy golat e fundit të zikaltërve, goli që solli barazimin em Acerb-in dhe goli i përmbysjes me Frattesi-n.

Tifozët të shumtë të Barcelonës në reagimet e tyre në rrjetet sociale iu kanë kërkuar drejtuesve të klubit shitjen e tij gjatë merkatos së verës. Interesimi për uruguianin është tejet i lartë nga disa ekipe, por më të interesuarat janë Manchester United dhe Bayern.

Barcelona priotet të përfitojë 60-70 milionë euro nga shitja e qendërmbrojtësit, i cili nuk gëzon më mbështetjen e tifozëve, por dhe vetë të trajnerit Hansi Flick. Ndaj, largimi i tij në verë është i sigurt./telesport/