Tifozët kuqezi nuk zhgënjejnë. Stadiumi do të jetë i mbushur plot për rikthimin e Massimiliano Allegrit, që do të debutojë në krye të pankinës së Milanit nesë në mbrëmje.
Milani pret në shtëpi Cremonesen në ndeshjen e parë të Serie A dhe stadiumi “San Siro” do të jetë i mbushur plot. 75 mijë bileta janë shitur, përfshirë 35,000 mbajtës biletash sezonale.
Kjo shifër pozitive konfirmon mbështetjen e tifozëve për skuadrën kuqezi, që duket se ka nisur një cikël të ri nën drejtimin e Allegrit dhe Tares.
Ndeshja Milan- Cremonese do te luhet sonte ne ora 20:45.