HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETirana triumfon me 4 gola ndaj Bylisit, trajneri Magani debuton me fitore

Tirana triumfon me 4 gola ndaj Bylisit, trajneri Magani debuton me fitore

Gugash Magani është kthyer me fitore në stolin e Tiranës, falë suksesit shumë të thjeshtë 3-0 të bardhebluve ndaj Bylisit në një ndeshje me vetëm një skuadër në fushën e lojës.

Bardheblutë dominuan nga fillimi deri në fund këtë sfidë, ku skuadra mike bëri gabime të vazhdueshme të pazakonta në çdo cep të fushës duke ua bërë shumë të thjeshtë lojën kryeqytetasve në sfidën e luajtur në “Niko Dovana”. Megjithatë, ata e patën të vështirë të gjenin rrjetën duke gabuar shumë para portës dhe vetëm një penallti e Zharmuni bëri që pjesa e parë të mbyllej me avantazhin minimal 1-0.

Në të dytën, Bylisi lëshoi edhe më shumë terren dhe lejoi hapësira të pazakonta, teksa Zharmuni, Ismajli dhe Bajroviç “falënderuan” dhe përfituan nga gabimet e miqve për të thelluar rezultatin dhe për të siguruar tre pikët në ndeshjen e parë të Maganit në stol.

TIRANA-BYLIS 4-0

43′ (p), 68′ Zharmuni, 81′ Ismajli, 90’+1′ Bajroviç

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments