Françesko Hasaj do të prezantohet si lojtari më i ri i Vorës. Klubi i Kategorisë së Parë ka arritur marrëveshjen me Kukësin për mesfushorin 23-vjeçar.

Vetë administratori i Kukësit, Florian Biba, ka konfirmuar gjithçka për Panorama Sport. Kështu Vora përforcohet me një lojtar që pritet të ndihmojë për objektivin e ngjitjes në Superiore.

Të dyja klubet arritën marrëveshje, ndërsa Kukësi ruan dhe të drejta nga kartoni i tij në rast rishitje nga ana e Vorës.

Kujtojmë se Hasa kishte luajtur më parë dhe për Turbinën. Te Kukësi ishte pjesë prej vitit 2022, ndërsa tashmë do të provojë një eksperiencë të re po në Kategorinë e Parë.