HomeKRYESORETjetër gol i sulmuesit shkodran në kampionatin rus. Shënon dhe i jep...

Tjetër gol i sulmuesit shkodran në kampionatin rus. Shënon dhe i jep fitoren skuadrës së tij

Belajdi Pusi e ka nisur këtë sezon në Rusi si protagonisti kryesor i skuadrës së Fakel Voronezh, në kategorinë e dytë ruse. Ekipi ka hedhur menjëherë kandidaturën për kthimin në elitë dhe Pusi është bërë elementi kryesor i fazës sulmuese.

Sot ka qenë goli i sulmuesit shkodran ai që i ka dhënë fitoren minimale 1-0 Fakel Voronezh ndaj Neftekhimik në javën e 6 të kampionatit. Në minutën e 29 të ndeshjes, Pusi mori topin në zonë dhe arriti të shënonte një supergol me një gjuajtje shumë të saktë pasi kaloi topin mes 3 lojtarësh për ta çuar në rrjetë.

SHIH VIDEON

Ky gol rezistoi deri në mbyllje të takimit, duke i dhënë skuadrës së sulmuesit shqiptar fitoren e 6 në po aq ndeshje të luajtura. Për Pusin ky ishte goli i katërt që shënonte në këto 6 javë, duke u bërë një nga golashënuesit më të mirë të kësaj kategorie në Rusi.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments