Per Teuten ne kete periudhe fund-kampionati po flitet shume. Drejtues te rinj te klubit, emra te rinj per trajner dhe drejtor, por nga ana tjeter vijojne edhe largimet e lojtareve qe mbyllen sezonin. I rradhes eshte portieri Angelo Tafas.

Vete ai ka njoftuar largimin nga Teuta. Pasi arriti të bëjë një sezon të mirë me durrsakët duke shpëtuar nga rënia, ai vendos të mbyllë bashkëpunimin.

“Dua të njoftoj për mbylljen e bashkëpunimit me ekipin e Teutës. Faleminderit për këtë vit. I uroj presidentit, stafit dhe lojtarëve suksese në vazhdim”, shkruan Tafas në “InstaStory”.

Tashme duhet pare e ardhmja e ketij portieri, te cilit me siguri qe nuk i mungojne ofertat por mbetet per t’u pare nese do te qendroje ne Shqiperi apo do te largohet jashte vendit per nje eksperience te re.