Mbrojtësi i Milanit, Fikajo Tomori, foli në një konferencë për shtyp në Singapor dy ditë para ndeshjes miqësore kundër Arsenalit.

Me çfarë fryme keni ardhur këtu?

“Sezoni i kaluar padyshim që nuk ishte i mirë. Ne duam të bëjmë më mirë, po punojmë shumë dhe po përgatitemi për sezonin e ardhshëm. Jemi shumë të lumtur që mund të luajmë ndeshje këtu. Çdo trajner ka idetë e tij se si të mbrohet, si të sulmojë, si dhe kur të bëjë presion. Po përshtatemi me kërkesat e Alegrit.”

Cili është objektivi për sezonin e ri?

“Sezoni i kaluar ishte i tmerrshëm. Ndjesia është e ndryshme nga sezoni i kaluar dhe duam të jemi gati për të marrë rezultate të mira. Duam të kthehemi në Ligën e Kampioneve, një garë ku Milani duhet të jetë gjithmonë.”

Më mirë të përballesh me skuadrat angleze?

“I njoh mirë ekipet angleze; është e vështirë të luash kundër tyre. Por ne duam të bëjmë mirë në çdo ndeshje, duke u përgatitur mirë për sezonin e ardhshëm. Jemi gati për provën e parë. Mbërritëm mbrëmë me shumë tifozë që na pritën, jemi të entuziazmuar për këtë ndeshje.”