Tottenham është fituesi i Europa League për sezonin 2024/2025. Klubi londinez ka fituar 1-0 ndaj Manchester United, në finalen e luajtur në në “San Mamés” në Bilbao. Në minutat e para, Tottenham ishte më kërkues, por pa arritur dot të konkretizojë rastet në mënyrën e duhur. Më pas, Manchester United iu afrua golit me Diallo.
Rezultati është zhbllokuar në minutën e 41-të, ku Brennan Johnson duke përfituar nga një hezitim i Onana dhe përgjumjes së mbrojtjes së United, dërgoi topin në rrjetë, i ndihmuar edhe nga devijim i Luke Shaw. SHIKOGOLIN
Pjesa e parë është mbyllur 1-0 për londinezët. Në pjesën e dytë, Tottenham “parkoi” autobuzin, duke ia bërë shumë të vështirë United për të gjetur golin e barazimit.
Në minutën e 68-të, United iu afrua golit me Hojlund, i cili përfitoi nga një dalje e gabuar e Vicario dhe goditi me top, por ishtë ndërhyrja e jashtëzakonshme e Micky van de Ven, i cili shmangu golin.
Në minutën e 74-të, United iu afrua sërish golit, këtë herë me Garnacho-n, por goditja e tij e fort u devijua nga Vicario. Në minutat stesë, Luke Shaë godet bukur me kokë pas krosimit nga goditja e këndit por portiere Vicario bën një mrekulli me pritjen tij. Shifrat përfundimtare, Tottenham 1, Manchester United 0.
Tottenham fiton jo vetëm Europa League, por edhe biletën për të luajtur në Champions League për sezonin e ardhshëm, ndërsa Man. United i drejtuar nga Amorim mbyll në mënyrën më të keqe të mundshme këtë sezon komplet të dështuar.