Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka njoftuar për rotacione të shumta në formacion për ndeshjen e ardhshme të kampionatit kundër Real Valladolid, që vjen mes dy sfidave vendimtare kundër Interit në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. Në konferencën për shtyp, tekniku gjerman theksoi nevojën për të ruajtur energjitë dhe shmangur dëmtimet.
U vërtetua kundër Interit se edhe lojtarë si Koundé mund të dëmtohen. Duhet të dëgjojmë stafin mjekësor për të kuptuar cilët lojtarë kanë nevojë për pushim. Do të bëjmë rotacione. Ter Stegen do të luajë, e konfirmoj,” tha Flick.
Në lidhje me gjendjen fizike të Lewandowskit dhe Alejandro Baldes, trajneri u tregua i kujdesshëm!
“Janë në rrugën e duhur, por duhet të presim dhe t’i vlerësojmë ditë pas dite. Nuk mund të rrezikojmë me askënd. Robert po përparon shumë mirë, për Balden do të shohim.
Lewa? Ka gjasa të rikthehet për ndeshjen e kthimit kundër Interit. Po përparon më shpejt se sa pritej dhe është gjithmonë i përkushtuar për të qenë në 100%.” Barcelona do të përballet me Real Valladolid në fundjavë, ndërsa më pas përgatitjet do të përqendrohen te përballja e kthimit ndaj Interit – një ndeshje që mund të vendosë fatin e sezonit.