Trajneri i Laçit, Françesko Moriero, ka theksuar se humbja e sotme përballë Bylisit ishte e merituar, pavarësisht situatës së mungesave të shumta sepse jo të gjithë kishin pasur përkushtimin që kërkonte ai.bandicam 2025-01-18 15-49-59-063“Në futboll nuk ekzistojnë alibitë, e dija që do ishte një ndeshje e vështirë, ne na mungonin 4-5 lojtarë titullarë dhe kishim Manellarin i cili deri dje ishte me 38 e gjysmë temperaturë.
Por mua nuk më pëlqen të flas për këto se nuk janë pjesë e futbollit. U mundova të hedh në fushë një skuadër të ekuilibruar, por Bylisi ishte superior ndaj nesh, është e kotë të themi, sot ishin superiorë. Është një çështje taktike, apo zemre, apo se djemtë nuk kanë vrapuar, por kur të mungojnë shumë lojtarë, është e vështirë për fat të keq. Ndaj të komentoj këtë ndeshje më nuk më duket as e drejtë se luajtëm me shumë të rinj.
Problemi është që kur lojtari vendos këmbën në fushë, që të ketë 14, 15 apo 16 vjeç, ka një fanellë të rëndësishme që vesh, atë të Laçit. Nëse një lojtar është te Laçi, do të thotë se është i rëndësishëm, qoftë i ri apo jo. Duhet treguar gjithmonë respekt ndaj kësaj fanellë, këtij qyteti, presidencës. Pastaj siç e kam thënë, ndeshjet fitohen, humben e barazohen, kjo nuk është e rëndësishme se është pjesë e futbollit. Por kush luan me Morieron, në skuadrën e Morieros, duhet të japë 200%. Se nëse nuk jep 200% është e vështië. Të lëmë mënjanë këtë ndeshje, mendojmë tjetrën se Laçi, Moriero e stafi nuk dorëzohen.
Pse Taleb në protokoll e pastaj Kofi në formacion? Unë bëj atë që mendoj. U mundova të hedh një skuadër sa më ofensive të mundshme se e dija që mungonin lojtarë të rëndësishëm. Kisha tre opsione, zgjodha një dhe ky është zanati im, bëj trajnerin. Normalisht pastaj komentohet pas ndeshjes, kur është e thjeshtë të gjykosh. Puna ime është të marr vendimet, ndaj vendosa të bëj këtë, ndoshta edhe mund të kem gabuar, por është normale që kur humbet, trajneri i ka fajet. Të komentosh pas vendimeve është e thjeshtë.
Ishim në vështirësi, mua më bezdis të humbas se e kam defekt. Por kush vesh këtë fanellë duhet ta nderojë se kemi një president, një klub e shumë njerëz që na ndjekin. Në disa djem nuk e kam parë këtë dhe kjo është keqardhja e madhe. Pastaj ndeshjet humben e fitohen, por te Laçi duhet dhënë 200% se ndryshe nuk tregon karakterit e Laçit. Humbjet janë pjesë e futbollit, mendojmë për të ardhmen, do punojmë këtë javë”, tha Moriero për RTSH pas ndeshjes.