HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETre futbollistë të Vllaznisë në formacionin më të mirë të javës së...

Tre futbollistë të Vllaznisë në formacionin më të mirë të javës së parë të Superiores

Ashtu si edhe sezonin e kaluar, trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave, pas analizimit të performancës së skuadrave pas përfundimit të çdo jave, do të përzgjedhin formacionin dhe trajnerin më të mirë në “Abissnet Superiore”.

Portieri më i mirë i javës së parë është zgjedhur gardiani i Vllaznisë, Aron Jukaj.

Mbrojtja përbëhet nga Saliou Sembene i Partizanit, Bruno Lulaj i AF Elbasanit dhe Melos Bajrami i Vllaznisë.

Në mesfushë janë përzgjedhur Fabjan Perndreca i Bylisit, Malomo Ayodeji i Bylisit, Abbas Ibrahim i AF Elbasanit dhe Luciano Vera i Tiranës.

Ndërsa në sulm janë Edon Murataj i Vllaznisë, Ibrahima Diallo i AF Elbasanit dhe Besar Gudjufi i Partizanit.

Trajneri më i mirë i javës së parë është shpallur tekniku i AF Elbasanit, Ivan Gvozdenović.

Ky vlerësim do të vijojë çdo javë përgjatë gjithë edicionit të “Abissnet Superiore”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments