Partizani ia del të kualifikohet për në raundin e dytë të Ligës së Konferencës, teksa mposhti me përmbysje 1-2 maltezët e Marsashlok, në një duel që rezultoi tepër interesant.
Edhe pse vendasit gjetën të parët golin, në startin e pjesës së dytë, “Demat” arritën të përmbysnin gjithçka me Carën dhe Kekon, ky i fundit i hedhur nga stoli në minutën e 87-të, arriti të shndërrohej në hero.
FT MARSASHLOK-PARTIZANI 1-2
Juri 46′ / Cara 48′, Keko 90+2′