HomeKRYESOREU eleminuan nga një ekip i ligës së katërt, Amorim: Dua vetëm...

U eleminuan nga një ekip i ligës së katërt, Amorim: Dua vetëm t’u kërkoj falje tifozëve. Përpiqesh të bësh gjithçka, por pastaj vjen një ndeshje si kjo…

Në “Blundell Park”, ndodhi e paimagjinueshmja në ndeshjen midis Grimsbi dhe Mançester Junajtid. Ekipi anglez i kategorisë së katërt, pas një serie prej 26 penalltish, i eliminoi “Djajtë e Kuq” nga Kupa Karabao.

“Dua vetëm t’u kërkoj falje tifozëve tanë. Nuk kam asgjë tjetër për të thënë për performancën”, ishin fjalët e para të trajnerit Ruben Amorim.

“Kur gjithçka është kaq e rëndësishme në klubin tonë, përpiqesh të bësh gjithçka. Që nga para sezonet, madje edhe me Arsenalin… mund ta humbasësh ndeshjen, por je aty, po përmirësohesh, i sheh lojtarët duke luajtur”, shtoi ai më vonë në mikrofonat zyrtarë të klubit.

Duke vazhduar analizën e tij të ndeshjes së mbrëmshme kundër Grimsbi, Amorim nuk u përmbajt: “Por pastaj vjen në këtë lloj ndeshjeje, kur gjithçka është kaq e rëndësishme në klubin tonë. E fillon ndeshjen kështu… Mendoj se lojtarët e mi po thonë me zë të lartë atë që duan vërtet.”

Ai përfundoi: “Pra, më vjen shumë keq për tifozët tanë. Nuk kam asgjë tjetër për të thënë.”

Tani “Djajtë e Kuq” duhet të rikthehen menjëherë kundër Bërnlit në Premier Ligë për t’u larguar kritikave që kanë marrë në momentet e para të sezonit. Me vetëm një pikë në kampionat nga dy ndeshje dhe një eliminim nga Kupa nga një ekip që ishte qartësisht inferior në letër, ata do të duhet të rikthehen.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments