Arbin Zejnullai mund të transferohet te Tirana. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se mesfushori ka arritur akordin me bardheblutë e kryeqytetit.
Tirana duket shumë aktive në këtë merkato dhe nuk përjashtohet mundësia e një afrimi të madh. Zejnullai ka mbyllur aventurën me Egnatian dhe është një lojtar i lirë në merkato.
Më herët është përfolur për interesim nga Vllaznia dhe Partizani, por dy klubet nuk kanë bërë hapa konkretë.
Mbetet të shihet nëse interesi i Tiranës është real, apo thjesht thashethem merkatoje, siç ndodh shpesh.