Kristjan Asllani ishte vendimtar në përballjen e djeshme kundër Veronës. Mesfushori shqiptar i dha fitoren Interit me golin e shënuar nga pika e bardhë e penalltisë, duke u vlerësuar edhe si lojtari më i mirë i ndeshjes.

Në deklaratën e dhënë për “DAZN”-in, Asllani ka thënë se klubi synon finalen e Ligës së Kampionëve, ku të martën i duhet të kalojnë Barcelonën.

“Të gjithë ne kemi kaq shumë dëshirë për të arritur në finalen e Ligës së Kampionëve. Objektivi jonë ishte që t’i shkonim deri në fund të gjithë kompeticionëve.

Nuk ia dolëm dot në Kupën e Italisë dhe jemi pas në kampionat, por kurrë nuk i dihet”, ka deklaruar ndër të tjera Kristjan Asllani./Sport Ekspres/