Vetem pak dite me pare ka mbushur 13 vjeç dhe po ashtu ka shume pak kohe qe i eshte bashkuar Akademise Vllaznia, megjithate ka nisur te spikase menjehere. E kemi fjalen per Roben Kastratin, njerin prej tre lojtareve te perzgjedhur si me te miret e kesaj Akademie per muajin shtator.

Kur degjon emrin- Roben menjehere te shkon mendja tek hollandezi i famshem, Arjen Roben. Dhe ne fakt kjo eshte arsyeja pse lojtari kuqeblu ka kete emer sepse babai i tij eshte tifoz i thekur hollandez dhe prandaj i ka vendosur te birit emrin e lojtarit te famshem. Por ketu ka edhe nje koinçdence shume te madhe sepse Roben Kastrati luan me kemben e majte, ashtu si dhe hollandezi i famshem emrin e te cilit ka marre.

Por ne ndryshim nga idhulli, lojtari I Vllaznise nuk luan ne sulm, por ne mbrojtje. Pikerisht ne krahun e majte te saj. Duke folur ne lidhje me kete futbollist, trajneri i tij Haris Dalipi do te shprehej: “Roben Kastrati eshte nje futbollist me te dhena te mira. Luan ne pozicionin e mbrojtesit te majte dhe ka nje te majte te forte. Eshte shume i shpejte dhe agresiv, tipik mbrojtes i majte”.

Nderkohe vete Roben ne lidhje me vleresimin e para pak diteve ku u cilesua si njeri prej tre me te mireve te Akademise Vllaznia per muajin shtator, eshte shprehur shkurt per gazeten “Shkodra Sport” duke thene: “Jam shume i lumtur qe isha pjese e pergjedhjes te Akademise Vllaznia. Falenderoj edhe trajnerin Haris Dalipi e po ashtu edhe shoket e ekipit. Do te mundohen te bej gjithmone me te miren per ngjyrat kuqeblu”./www.shkodrasport.com/