Nga Endri ÇINARI
Ersi Zaganjori, mesfushori shkodran që zyrtarizua para pak ditësh në rradhët e Lushnjes, e ka nis me këmbën e mbarë aventurën me lagunarët. 20-vjeçari ka gjetur golin e parë në ndeshjen e parë miqësore që zhvilluan jeshilët në kuadër të përgatitjeve verore. Në një duel brenda “familjes” kundër Lushnja U-21, skuadra e parë arriti të fitonte me shifrat 2-0.
Protagonist ishte edhe Ersi Zaganjori për ekipin e drejtuar nga Erjon Xhafa. Fantazisti u prezantua si titullar, duke zhvilluar një ndeshje jo vetëm të një niveli shumë të kënaqshëm, por edhe duke gjetur rrugën e rrjetës.
Në këtë mënyrë duke e nisur në mënyrën e duhur këtë eksperiencë të re në karrierën e tij. Për Zaganjorin, Lushnja do jetë ekipi i tretë që do luajë si profesionist. Ku më parë ka debutuar në Superiore me Vllazninë, skuadrën ku u formua dhe rrit si futbollist.
E ndërsa në sezonin e shkuar ishte i huazuar nga kuqeblutë tek Ferronikeli në Kosovë. E teksa me Lushnjen tashmë do kërkojë të jetë protagonist dhe tregojë vlerat e tij. Me lushnjarët që duket se kanë objektiva ambiciozë këtë sezon, ku objektiv ngelet ngjitja në Superiore.(www.shkodrasport.com)