Tottenham fitoi trofeun e parë pas 17 vitesh me një fitore 1-0 ndaj Manchester United në Bilbao. Lojtarët dhe tifozët e festuan triumfin historik me entuziazëm, por ai ua prishi organizatori i garës që fituan.
Lojtarët dhe stafi i trajnerëve të Tottenhamit u rreshtuan për të marrë medaljet e fituesve nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin. Slloveni i ndau ato, por kur erdhi radha e Son Heung Min, Cristiano Romero dhe Rodrigo Bentancur, ata mbetën pa medalje.
Në vend të medaljeve, ata u detyruan të kënaqeshin me një shtrëngim duarsh me Ceferinin.
Kështu, tre lojtarë kyç të Spurs nuk e morën njohjen e fituar me vështirësi. Ceferin, duke parë se nuk kishte medalje për treshen e Spurs, foli me njerëzit e protokollit, por me sa duket UEFA nuk kishte medalje të mjaftueshme për fituesit, kështu që kapiteni Son, Romero dhe Bentancur u detyruan të kënaqeshin me shtrëngimin e duarve me Ceferin në vend të medaljeve.
Mediat angleze po e shkruajnë këtë si një turp të madh për UEFA-n. Ata theksojnë se është e pabesueshme që tetë gjyqtarë dhe James Maddison, i cili nuk luajti asnjë minutë, morën medalje për performancën e tyre në finale, por kapiteni i Spurs, Son dhe Romero, zyrtarisht lojtari më i mirë i finales, dhe Bentancur, një tjetër lojtar që luajti shkëlqyeshëm në ndeshjen e trofeut, mbetën pa ta.
UEFA më vonë kërkoi falje për gabimin: “Për zhgënjimin tonë të madh, nuk kishim medalje të mjaftueshme në skenë gjatë ceremonisë së dorëzimit të trofeut. Kjo ndodhi për shkak të një gabimi të papritur në numërimin e lojtarëve”.
Konkretisht, në ceremoni morën pjesë më shumë anëtarë të klubit sesa pritej, përfshirë lojtarë të lënduar. Medaljet e humbura iu dhanë shpejt ekipit fitues në dhomën e zhveshjes. Me ndjesën tonë të sinqertë për pakujdesinë”.
UEFA shtoi: “Para finales, ne i informuam klubet se 30 medalje ishin të destinuara për fituesit. Pas ceremonisë, i dhamë Tottenhamit edhe 20 medalje të tjera për t’ua shpërndarë lojtarëve dhe stafit”. /Telegrafi/