Nga Endri ÇINARI
Arsid Kruja është futbollisiti i parë i afruar dhe zyrtarizuar tek Vllaznia deri më tani në merkato. Shkodrani rikthehet kështu në shtëpi pas 2 sezonesh shumë të suksesshme tek Teuta, formë që do kërkojë tq shfaqë edhe me kuqeblutë. 31-vjeçari vlerësohet shumë për polivalencën e tij në fushë, ku mund të aktivizohet në të dy krahët e mbrojtjes dhe mesfushës.
Por gjithashtu edhe si një mesfushor qendror, fakt që ia shton vlerat Krujes. Megjithatë tek 9 herë kampionët e vendit gjithçka duke një “kantier” i hapur. Kjo pasi ka ende synime dhe objektiva në merkato përsa i përket afrimit të futbollistëve. Kështu drejtuesit dhe trajneri Martini po ashtu janë në kërkim edhe të dy qendër mbrojtësave që falin siguri dhe eksperiencë në prapavijë.
Ku gjithashtu nuk përjashtohet as afrimi i një mbrojtësi të majtë, ku emri më i përfolur ka qenë Esin Hakaj. Gjithashtu në mesfushë kërkohet një lloj lojtari me tipare organizative, element që mungon në rozën aktuale të ekipit. E ndërsa po ashtu në sulm po kërkohet një “winger” cilësor, që të bëjë diferencën pasi duket se alternativa për Bekim Balajn në majën e sulmit për sezonin e ri do vijojë të jetë Alfred Mensah.
Objektiva të shumë të vendosur nga Vllaznia, që kërkon të përforcojë skuadrën me 4-5 elementë cilësor. E po ashtu të ruajnë bazën dhe bërthamën e skuadrës edhe nga sezoni i shkuar.(www.shkodrasport.com)