Nga Maringlen ZHIVANI
Mbyllja e një sezoni shihet ndryshe edhe si një moment kur bëhen bilancet për gjithçka ka ndodhur. Përjashtim sa u përket bilanceve të një sezoni, nuk bën as ekipi i Vllaznisë. Në të dhënat që përcillen përgjatë një sezoni, vlejnë edhe minutat që kanë futbollistët në këmbët e tyre, të cilat tregojnë në njëfarë mënyre edhe për lojtarët që kanë dhënë më shumë kontribut në fushën e lojës.
Në këtë mënyrë mësohet edhe se cilët kanë qenë më të preferuarit e trajnerit Thomas Brdariç, i cili drejtoi skuadrën e Vllaznisë sezonin që sapo lamë pas. “Shkodra Sport” i ka bërë një vëzhgim kësaj situate, duke përllogaritur minutat e luajtura si në Kupë dhe kampionat, duke përzgjedhur edhe atë që njihet ndryshe si formacioni i minutave.
Kështu, porta i takon padyshim Aron Jukajt, i cili ka luajtur si titullar në shumicën e ndeshjeve. Ai ka në këmbët e tij plot 2310-minuta. Në fakt, Jukaj është futbollisti i fundit që plotëson 11-shen titullare, me plot 1673-minuta të luajtura mes Kupës dhe kampionatit nga fillimi i sezonit. Nëse do kishte luajtur që në fillim, ndoshta do të mbante rekordin e minutave në kampin kuqeblu. Në një mbrojtje me katër, ka vend për ata që dhanë kontribut më shumë, me Erdenis Gurishtën në të djathtë dhe Andrey Yago majtas.
Qendra e mbrojtjes i takon Milos Stojanoviç dhe Melos Bajramit. Megjithatë, asnjë prej tyre nuk ka qenë titullar stabël. Për të vijuar më pas me një mesfushë me tre lojtarë, në të cilën bëjnë pjesë Eslit Sala, Ardit Krymi dhe Klinti Qato. Në sulm është Esat Mala me më shumë minuta, por duhet thënë se kosovari ka qenë edhe futbollisti me më shumë minuta në këmbët e tij në të gjithë ekipin, me plot 3745-minuta. Në këtë repart kanë luajtur edhe kapiteni Bekim Balaj dhe sulmuesi i talentuar, Kevin Dodaj, të cilët kanë minutat më të shumta.
Formacioni i minutave, Vllaznia (4-3-3):
Jukaj
Gurishta Stojanoviç Bajrami Yago
Sala Krymi Qato
Mala Balaj Dodaj
Titullarët e minutave:
Esat Mala – 3745-minuta
Bekim Balaj – 3697-minuta
Erdenis Gurishta – 3435-minuta
Ardit Krymi – 3303-minuta
Andrey Yago – 3108-minuta
Milos Stojanoviç – 2836-minuta
Kevin Dodaj – 2659-minuta
Eslit Sala – 2617-minuta
Klinti Qato – 2435-minuta
Melos Bajrami – 2424-minuta
Aron Jukaj – 2310-minuta