Nga Maringlen ZHIVANI
Vllaznia afron dhe largon afërsisht 20-futbollistë në sezon. Skuadra nëntë herë kampione e Shqipërisë, në pesë sezonet e fundit në menaxhimin e presidentit Alban Xhaferi, ia ka dalë që të afrojë 81-futbollistë dhe të largojë 79 të tjerë.
Shkurt, një lëvizje shumë e madhe për ekipin nëntë herë kampion të Shqipërisë. Me një llogari të thjeshtë, Vllaznia çdo sezon ndërtohet nga fillimi, pasi mesatarja e afrimeve dhe e largimeve është shumë e lartë.
Në fakt, edhe trajnerët dhe specialistët e futbollit në studio të ndryshme sportive e kanë prekur disa herë këtë temë, pasi çdo verë dhe janar skuadra rindërtohet, duke sjellë një problem për hartimin e një filozofie loje.
Një situatë që sigurisht nuk sjell stabilitet në kampin kuqeblu. Megjithatë, trendi i afrimeve dhe largimeve duket se do të vazhdojë edhe këtë sezon.(www.shkodrasport.com)
Sezoni 2024-2025: 17-afrime dhe 11-largime
Trajner: Thomas Brdariç / Drejtor sportiv: Tefik Osmani
Sezoni 2023-2024: 16-afrime dhe 20-largime
Trajnerë: Migen Memelli, Qatip Osmani dhe Thomas Brdariç
Drejtor sportiv: Elvis Plori dhe Tefik Osmani
Sezoni 2022-2023: 12-afrime dhe 8-largime
Trajnerë: Mirel Josa dhe Goçe Sedloski
Drejtor sportiv: Auron Miloti dhe Vioresin Sinani
Sezoni 2021-2022: 13-afrime dhe 18-largime
Trajnerë: Thomas Brdariç, Elvis Plori dhe Mirel Josa
Drejtor sportiv: Matko Djarmati
Sezoni 2020-2021: 23-afrime dhe 22-largime
Trajner: Thomas Brdariç
Drejtor sportiv: Matko Djarmati