Eliminimi nga “Conference League” me ate rezultat shume zhgenjyes 0-4 brenda ne Shkoder, i ka merzitur te gjithe pjestaret e Vllaznise dhe jo vetem. Nje 90 minutesh qe tregoi se skuadra nuk e kishte pergatitur si duhet ate dhe kjo u reflektua me paraqitjen ne fushen e lojes.
Por nga ana tjeter, nje paraqitje e tille e shume prej lojtareve, ka ngritur edhe dyshimet nese skuadra eshte e plote per te perballuar ashtu si duhet kampionatin e ardhshem qe starton pas me pak se nje muaji. Per kete arsye, ka edhe nje dileme nese perberja qe ka aktualisht Vllaznia garanton sukses apo jo.
Te gjithe ne Shkoder kane nisur te flasin per perforcime dhe merkato te Vllaznise si domosdoshmeri. Por çfare mendojne realisht drejtuesit e saj? I pyetur ne lidhje me kete teme, trajneri Thomas Brdariç pas ndeshjes me Valur eshte shprehur:
“Nuk është koha e duhur të flas për përforcimet. Por jashtë fushës nuk po flemë gjumë dhe duhet të bisedojmë me lojtarë të rinj. Duhet të ulemi të gjithë së bashku dhe të vendosim me çfarë lojtarësh do ta vazhdojmë gjatë sezonit. Po ashtu nëse do të kemi mundësi të marrim ndonjë lojtar gjatë javëve në vijim”./www.shkodrasport.com/