Vllaznia do te luaje neser ne shtepi ndaj Beses, kete here ne kuadrin e takimeve te vlefshme per Kupen e Shqiperise. Pavaresisht se do te perballen me nje ekip te kategorise se pare, ne kampin shkodran duket se e kane vleresuar shume seriozisht perballjen me skuadren kavajase.
Nje gje te tille e ka bere te ditur gjate konferences se sotme per shtyp edhe trajneri i kuqebluve Thomas Brdariç i cili nder te tjera eshte shprehur:
“E kemi marre kete ndeshje shume seriozisht. E kemi ndjekur rrugen qe Besa ka bere deri tani dhe ajo eshte nder ekipet me te mira te kategorise se pare. Megjithate ne jemi pergatitur per kete sfide. Kundershtari ka ne perberje disa lojtare shume interesante, kane nderruar tashme edhe trajnerin dhe kjo na ben qe te jemi sa me te kujdesshem.
Do te jete nje perballje te cilen duhet te hyjme ne fushe per ta fituar dhe per te qendruar brenda objektivave. Ndaj Beses mund te kemi edhe ndonje rotacion ne fushe te lojtareve, por pa prishur ballancat e skuadres sepse duam te vijojme te ecim perpara dhe duhet te bejme shume kujdes sepse eshte nje ndeshje e vetme dhe duhet ta fitojme me çdo kusht per te ecur me tej edhe ne kupe”.
Te plote prononcimin e trajnerit te Vllaznise Thomas Brdariç para ndeshjes se kupes ndaj Beses mund ta ndiqni ne kanalin tone ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: