Vllaznia arriti te kualifikohet ne çerekfinale te Kupes se Shqiperise, por jo pa veshtiresi. Goli i Çobes ne shtese i ka dhene fitoren me rezultatin minimal kuqebluve ne shifrat 1-0, por qe u ka mjaftuar per te shkuar me tej. Edhe per trajnerin Brdariç kjo eshte gjeja qe ka me shume rendesi ne kete takim.
“Mos më pyesin shumë për ndeshjen sepse u kualifikuam (qesh). Përtej humorit nuk jemi të kënaqur për lojën që zhvilluam. Duhet të kishim qasje tjetër në lojë dhe duhet ta kishim zgjidhur më shpejt. Gjithsesi i rëndësishëm është kualfikimi në fund.
Nuk e kemi nënvlerësuar aspak kundërshtarin. Por ata kanë cilësi dhe na vunë në vështirësi. Ne duhet të nxjerrim mësime dhe të përmirësohemi në të ardhmen. Sa i takon Repajt, Dduhet të kemi durim sepse ai vjen nga Apolonia.
Në pjesën e parë kishte uljet dhe ngritjet e tij, por që ia komunikuam në pushim. U përmirësua gjatë lojës dhe po ashtu duhet të rritet sërish. Çdo lojtar që aktivizohet duhet të jetë i aftë për të dhënë kur zbret në fushë”- eshte shprehur nder te tjera trajneri i Vllaznise Thomas Brdariç.
Te plote prononcimin e numrit 1 te pankines shkodrane mund ta ndiqni ne kanalin e gazetes Shkodra Sport ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: