Starti i kampionatit me fitore e ka rritur edhe me shume entuziasmin ne kampin shkodran, por kjo nuk mjafton nese neser nuk fitohet edhe ndaj Tiranes. Nje sukses qe vlen jo thjesht per piket e renditjes, por ne shume aspekte te tjera qe kane te bejne me rivalitetin e skuadrave ne vite. Njekohesisht edhe ate te tifozerive perkatese.

Trajneri Thomas Brdariç ne konferencen e sotme per shtyp eshte shprehur i vetedijshem per rendesine e kesaj perballje dhe ka deklaruar se Vllaznia do te beje çmos per ta fituar ate dhe ne fund te festohet bashke me tifozet.

“E dimë çfarë ndeshje kemi nesër. Jemi të përgatitur për ndeshjen e nesërme. Atmosfera në ekip është shumë e mirë. Nuk duhet të jemi të kënaqur për rezultatin ndaj Partizanit, por duhet të luftojmë për të marrë pikë ndaj Tiranës. Duhet të bëjmë një lojë të mirë për të marrë pikë nesër.

Ishte një periudhë e shkurtër rikuperimi, nuk kishim kohë të punojmë me lojtarë si Kahrimanovic apo Gruda. Shpresojmë që Krymi të arrijë të marrë disa minuta. Tifozat do të na japin një shtysë për të fituar ndeshjen. Kundër Tiranës kemi një plan ndeshje komplet të kundërt, pasi me Partizanin ishim më të tërhequr në mbrojtje.

Gjithashtu është një fushë komplet ndryshe, pasi në Tiranë ishte një fushë sintetike. Askush më shumë se ekipi nuk dëshiron fitoren ndaj Tiranës, për vetë rivalitetin mes dy qyteteve dhe ne do të bëjmë të pamundurën për t’i dhënë një tjetër dhuratë tifozave. Siç e kam thënë më përpara unë e ndjej veten shkodran. Ndihem shumë mirë dhe më pëlqen atmosfera këtu.

Po punoj fort për ekipin, po mundohemi të implementojmë lojtarë të ri, siç kemi bërë me Dodajn dhe Alivodën. Ne fituam ndaj Partizanit, por duhet t’i marrim ndeshjet një nga një dhe të rrimë me këmbë në tokë. Tirana është një ekip i fortë dhe vjen oër të marrë pikë, por ne duhet t’i kryejmë detyrat tona dhe të fitojmë.”- eshte shprehur nder te tjera trajneri Brdariç./www.shkodrasport.com/