HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVIDEO/ Edmond Doçi: Do jetë një ndeshje e vështirë ndaj Laçit. Katërshja...

VIDEO/ Edmond Doçi: Do jetë një ndeshje e vështirë ndaj Laçit. Katërshja e parë thuajse është përcaktuar

Vllaznia mori nje fitore te vuajtur, por shume te rendesishme ndaj Elbasanit ne ndeshjen e kaluar dhe tashme i gjithe fokusi eshte perqendruar tek sfida e rradhes, ajo ndaj Laçit qe do te luaje perseri ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres.

Ne lidhje me situaten tek skuadra shkodrane ka folur edhe ish- futbollisti i saj, tashme trajneri i ekipit U21 Edmond Doçi, i cili fillimisht eshte ndalur tek fitorja ndaj elbasanasve ne ndeshjen e kaluar per te cilen ka thene:

“E vërtetë që një fitore e vuajtur, por që i duhej Vllaznisë. Dëmtimet dhe mungesat e shumta besoj se kanë ndikuar në performancat e fundit të skuadrës kuqeblu. Ekipit i duhej kjo fitore pas dy humbjeve radhazi, sepse përndryshe morali do të binte shumë dhe skuadra do të “turbullohej”. Prandaj them se pavarësisht ndoshta lojës jo në nivelin e duhur, të rëndësishme ishin pikët”.

Kurse per takimin e se shtunes ndaj Laçit, ai ka shtuar: “Laçi ka marrë një fytyrë tjetër me ardhjen e trajnerit Moreiro. Është një skuadër që mbrohet mirë dhe në bllok. Ku mundohet të shfrytëzojë kundërsulmet dhe janë të rrezikshëm. Them se do të jetë një ndeshje po aq e vështirë për Vllazninë si ndaj Dinamos apo Elbasanit, por besoj se shkodranët do t’ia dalin me sukses për të marrë pikët e plota në fund të 90 minutave”.

Deri tani kuqeblute futen tek pretendentet e kampionatit dhe sipas Doçit, katershja aktuale qe kryeson kampionatin nuk do te ndryshoje deri ne fund: “Diferencat janë të vogla në kampionat, pamë që Bylis mposhti Partizanin e vendeve të para dhe kjo tregon për një kampionat të balancuar dhe shumë të fortë. Në mendimin tim, katërshja aktuale e kryesimit të Superiores nuk ndryshon deri në fund. Pastaj në “play off”, Vllaznia duhet ta tregojë veten dhe të tentojë deri në fund për objektivin maksimal”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments