Vllaznia tashme ka nisur te mendoje per finalen e 12 majit ndaj Egnatias. Per Erdenis Gurishten do te jete nje ndeshje e madhe, tek e cila i ka syte e gjithe Shkodra dhe si rrjedhoje ata si futbolliste do te japin gjithçka ne fushen e lojes per te dale te gjithe te gezuar nga “Arena Kombetare” ne fund te asaj ndeshje.
“E dinim qe do te kishim nje ndeshje te veshtire ndaj Dinamos, ketij kundershtari me te cilin jemi ndeshur me shume se me çdo tjeter gjate ketij sezoni dhe kjo ishte perballja e shtate me te. Dinamo ka nje ekip shume cilesor, me nje trajner shume te mire, por nga ana tjeter ne e dinim se ishim Vllaznia dhe e pergatitem ashtu si duhet ndeshjen.
Ishim te sigurte dhe te bindur qe do te kualifikoheshim. Edhe pse kishim barazimin ne favor, asnjehere nuk e menduam ate, por donim ta fitonim ndeshjen. E filluam mire, shenuam dy gola ne pjesen e pare. Ndersa ne 15 minutat e para te pjeses se dyte e dinim qe Dinamo do ta rrezikonte sepse nuk kishte çfare te humbiste. Pesimi i golit na vuri disi ne veshtiresi, por ia dolem te ruajme avantazhin dhe ne fund ishim ne qe festuam.
Tani duhet te mendojme per finalen me Egnatian, duhet ta shijojme kete ndeshje megjithate e rendesishme eshte qe Kupa ne fund te vije ne Shkoder. Mendoj se ne finale ne stadium do te kete edhe me shume tifoze shkodrane. Ata jetojne me futbollin, e dashurojne Vllaznine dhe do te luajme me shpirt per t’i gezuar ata dhe veten ne fund te asaj ndeshje”- eshte shprehur Gurishta.
Te plote prononcimin e mbrojtesit kuqeblu mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: