Federata Shqiptare e Futbollit dhe Bashkia Vau Dejes kane rene parimisht dakord per nje investim qe do te behet ne vazhdim ne infrastrukturen sportive te kesaj zone. Takimi eshte zhvilluar paraditen e sotme ne Bushat, teksa palet kane pare edhe njehere tjeter nga afer fushen sportive te tij.

Ne emer te FSHF ka qene i pranishem zevendespresidenti Arben Dervishaj, ndersa ne krahun tjeter ka qene kryetari i Bashkise Vau Dejes Kristian Shkreli. Po ashtu te pranishem ne kete takim ka qene edhe kryetari i Shoqates Rajonale te Futbollit Shkoder Lazer Matija dhe presidenti i FC Basania Ermir Shimaj.

Nga sa behet e ditur, bisedimet kane qene shume pozitive dhe z. Dervishaj ne emer te institucionit qe perfaqesonte eshte shprehur i gatshem per nje investim ne fushen e Bushatit si nevoje e domosdoshme e komumitetit te kesaj zone dhe po ashtu edhe ne kuadrin e projektit qe FSHF po aplikon “100 Fushat”.

Po ashtu edhe kryebashkiaku Shkreli eshte shprehur i gatshem per kete investim ku Bashkia qe ai drejton do te marre persiper 49 % te financimit per punimet qe do te kryhen. Akordi mes paleve pritet te shoqerohet me miratimin e ketij investimi ne Komitetin Ekzekutiv te FSHF dhe po ashtu edhe ne Keshillin Bashkiak te Vau Dejesit.

Pritet qe procedurat te nisin shpejt, fillimisht me hartimin e projektit dhe me pas me hapat e tjere. Ideja eshte qe gjithçka sa i takon ketij investimi te mbyllet per nje periudhe tremujore. Po ashtu, kryetari I Bashkise Vau Dejes Kristian Shkreli u shpreh se eshte i gatshem per te ofruar edhe nje toke per ndertimin e nje tjeter fushe, kete here ne Vau Dejes dhe perfaqesuesi i Federates ishte i gatshem per te qene edhe aty prezent me investimin nese gjerat shkojne ashtu si duhet.(www.shkodrasport.com)