Edhe pse rezultati nuk ishte maksimal, loja dha sinjale pozitive për trajnerin Ivan Gvozdenoviç, i cili pas ndeshjes dha vlerësimet e tij për paraqitjen e skuadrës dhe mbështetjen e tifozëve. “Po t’i referohemi rezultatit, nuk jemi shume të kënaqur. Megjithatë, në momentin ku ndodhemi pas tri javësh përgatitje, nuk mund të them që jemi keq.

Për mendimin tim, ishim skuadra më e mirë që dominuam. Ndoshta me Loukilin në pjesën e parë mund të shkonim në 2-0. Jam pak i mërzitur për golin e parë që shënoi Pogradeci, sepse ishte një gabim i vogël i yni. Si nga ana taktike, edhe fizike jam i kënaqur, edhe nga djemtë që u aktivizuan në pjesën e dytë, sepse reaguam mirë, duke pasur edhe tre-katër lojtarë nga akademia”, u shpreh fillimisht tekniku i Elbasanit.

Në lidhje me mbështetjen e tifozëve dhe presionin që ata bëjnë mbi skuadrën, ai e konsideroi si pozitiv, sepse e motivojnë më shumë atë. “Është mirë për ne kur kemi ‘presionin’ e tifozëve, sepse kemi nevojë për pak presion, si stafi ashtu edhe lojtarët. Nuk është e thjeshtë të mbash veshur bluzën e Elbasanit. Presioni është normal në futboll. Tifozët treguan edhe në këtë ndeshje se ata janë gjithnjë pranë nesh, ndaj është një presion që na motivon”, pohoi Ivan Gvozdenoviç.

Sa i takon merkatos, trajneri i Elbasanit eshte shprehur se perpos tre lojtareve qe kane firmosur deri me tani, presin edhe te tjere qe do te vijne deri me 31 gusht. Te plote prononcimin e tij gjithsesi mund ta ndiqni duke klikuar ne linkun e meposhtem: