Goli i pësuar në minutat e fundit dhe humbja e fiksuar në këtë ndeshje të parë ndaj Daugavpils i ka zhgënjyer të gjithë në kampin shkodran. Duke folur pas takimit për mediat, kapiteni Bekim Balaj u shpreh se Vllaznia kurrsesi nuk e meritonte këtë humbje. Ai po ashtu shprehu pakënaqësinë e tij në lidhje me arbitrimin, por nga ana tjetër deklaroi se në Letoni skuadra shkodrane do të shkojë me objektivin e qartë për ta fituar ndeshjen.

“Nuk të vjen mirë kur humb një ndeshje dhe merr një gol në atë mënyrë. Kundërshtar që s’na erdhi asnjëherë në portë, rasti i parë që u afrua te porta, arriti të shënojë. Normalisht të le shije të keqe, por është përballje me dy takime. Do shkojmë atje plot optimizëm për ta kthyer rezultatin.

Dëshira ishte e madhe për të fituar, e nisëm ndeshjen mirë, me disa raste, po të arrinim të shënonim, ndeshja mund të merrte rrjedhë tjetër. Kështu është futbolli, sot mendoj se nuk e merituam këtë rezultat.

Nuk dua t’i futem diskutimit, arbitri nuk dha asnjë faull, asnjë rast. Normalisht të lë shije të keqe. S’di të them se cilat ishin, por kishte shumë raste të dyshimta që asnjërën nga ato nuk vendosi ta zgjidhte në favorin tonë.

Humbja brenda është një rezultat i padëshiruar nga të gjithë, por jemi optimistë, kemi forcë dhe do të bëjmë gjithçka për ta kaluar këtë ndeshje”- është shprehur Balaj.

Të plotë prononcimin e kapitenit të Vllaznisë mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të gazetës “Shkodra Sport” duke klikuar në linkun e mëposhtëm: