Kevin Dodaj nuk do te jete me pjese e Vllaznise. Nje vit me ekipin e pare i ka mjaftuar per te treguar te gjithe potencialin e tij, aq sa drejtuesit e CSKA Sofia nuk ngurruan t’i ofrojne klubit shkodran plot 400 mije euro per te marre kartonin e tij.
Ndeshja e luajtur ne Riga ka qene e fundit per kete futbollist me fanellen e Vllaznise. Dhe jo me kot, pas perfundimit te ndeshjes ai eshte pare te jete i perlotur. Por jo vetem kaq. Shoket e ekipit dhe i gjithe stafi i kane bere nderimin e duhur ketij lojtari permes nje gjesti shume domethenes.
Siç mund te shikohet edhe nga videoja e siguruar nga “Shkodra Sport”, Kevini eshte vene mbi tavolinen e dhomes se zhveshjes per te dhene fjalet e fundit para largimit, por ai nuk ka qene ne gjendje ta beje nga lotet dhe padyshim qe kjo gje flet shume.
Njekohesisht degjohen edhe fjalet e kapitenit Balaj drejtuar atij: “Keshtu iket prej Vllaznise, keshtu”. E kishte fjalen si fitues, si protagonist absolut dhe ne fakt Kevin Dodaj ishte i tille edhe ne ndeshjen e fundit, ate ndaj Daugavils ku ishte nje nga lojtaret me te rendesishem te atij suksesi teksa shenoi golin e trete dhe dhe asistin e golit te katert qe solli me pas edhe kualifikimin e kuqeblu.
Per me shume shikoni videon e meposhtme: