Pasditja e sotme na ka dhuruar nje surprize shume te bukur. Ne stadiumin “Loro Boriçi” jane ndeshur veteranet e Vllaznise me ato te Real Valladolid. Keto te fundit kane mberritur enkas dje nga Spanja per kete miqesore dhe si rrjedhoje sot kane dhuruar emocione me talentin e tyre perballe kuqebluve.

Ne fakt, te pranishmit ne stadium sot jane emocionuar duke pare te luajne serish disa prej emrave te njohur te Vllaznise se viteve te meparshme, duke filluar nga portieri Avenir Dani, per te vazhduar me Hysen Zmijanin, Fatbardh Jeren, Nikolin Thanen, Kujtim Shaben, Rudi Vaten, per te vazhduar me Vioresin Sinanin, Armando Cungun, Suad Licin, Safet Osjen, Auron Milotin, Altin Xhahysen, Ndriçim Shtubinen etj.

Ekipit te veteraneve te Vllaznise i jane bashkuar per kete miqesore edhe ish- futbollistet kampione te vitit 2001, Asim Gjokoviç dhe Saimir Patushi, nderkohe qe trajnere te ekipit ne kete ndeshje kane qene te mirenjohurit Hysen Dedja e Ferid Borshi. Sakaq, per ta drejtuar kete takim miqesor kishte ardhur enkas nga Italia Alfred Pavaci, qe ka arbitruar bashke me Artur Danin e Dritan Salajn.

Sa i takon ndeshjes, veteranet spanjolle dukshem ishim me te qarte ne fushe sesa shkodranet, nisur nga fakti qe ato jane shume aktiv me ndeshje te tilla, si rrjedhoje kane luajtur me mire dhe kane fituar me rezultatin 2-0. Pavaresisht rezultatit, sfida ka dhuruar emocione dhe padyshim qe te tilla ndeshje veteranesh duhet te zhvillohen edhe ne te ardhmen.(www.shkodrasport.com)