Ndeshja e sotme miqësore mes Elbasanit dhe Pogradecit në “Elbasan Arena” ka degjeneruar në ngjarje të turpshme pas përfundimit të saj.
Pas një përplasje mes futbollistëve të të dy skuadrave, ka nisur kacafytja në fushën e lojës dhe sikur të mis mjaftonte kjo, kanë hyrë edhe persona të stafeve që janë përfshirë në sherr, ashtu si edhe tifozë nga tribunat, duke sulmuar futbollistët e ekipit mik.
Nisur edhe nga ajo çfare degjohet ne video, tifozet elbasanas e kane patur me Zguron, nje lojtar qe gjithmone provokon dhe mbase prej tij ka nisur sherri qe u shoqerua edhe me goditje ndaj futbollisteve.
SHIH VIDEON
Pas disa minutash kaosi, mes fyerjeve dhe gjuajtjeve me objekte nga tribunat, lojtarët e Pogradecit ia kanë dalë të futen në dhomat e zhveshjeve, duke i dhënë fund kësaj situatë aspak të këndshme. Sa i takon rezultatit, kjo miqesore eshte mbyllur ne shifrat e barabarta 2-2.
SHIH VIDEON