Pervoja e suksesshme e ketij sezoni qe sapo lame pas me paraqitjet e mira te Kevin Dodajt dhe Aron Jukajt, i ka shtyre drejtuesit e Vllaznise te hedhin serish syte nga e ardhmja dhe per kete arsye diten e sotme kane firmosur me disa prej lojtareve me te spikatur te ekipit U19 te Vllaznise.

Pas firmave me Aris Aren dhe Gerald Kubazin, e treta ka ardhur me mesfushorin Xhoel Hajdari. Nje gje e tille eshte prezantuar pak minuta me pare nga ana e vete klubit shkodran permes faqes zyrtare ku shkruan:

“Mesfushori 19 vjeçar Xhoel Hajdari është futbollisti i tretë i Akademisë Vllaznia që firmos kontratë profesioniste me ekipin e parë. Të bindur për të ardhmen e tij kuqeblu, i urojmë suksese Xhoelit në këtë realizim të ëndrrës së tij!”

Te tre keta futbolliste tashme duhet te bindin trajnerin Martini per aftesite e tyre dhe te presin momentin e duhur per te treguar se e meritojne te jene pjese e Vllaznise.(www.shkodrasport.com)