HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia e nis ‘zjarr’, mposht Egnatian në shtëpi në ndeshjen hapëse të...

Vllaznia e nis ‘zjarr’, mposht Egnatian në shtëpi në ndeshjen hapëse të Superiores

Edicioni i 87 i Kategorisë Superiore ka nisur me një ndeshje mes dy skuadrave të cilësuar si pretendente për titullin, atyre që në fakt luftuan për trofeun në sezonin e mëparshëm, Vllaznisë dhe Egnatias. Dhe shkodranët u hakmorën për atë finale të humbur, duke mposhtur rrogozhinasit me shifrat 2-0 në “Loro Boriçi”.

Shkodranët shfrytëzuan maksimalisht gabimet e rrogozhinasve në goditjet standarte falë golave të Gurishtës dhe Bajramit në secilën pjesë loje. Kishte edhe një penallti të humbur nga Balaj në pjesën e parë, si dhe një karton të kuq të Votlait që zbehu forcën e rrogozhinasve për të reaguar.

Por në fund, fitorja 2-0 ishte e merituar për shkodranët të cilët u treguan shumë më konkretë dhe kërkues se rrogozhinasit, të cilët janë ende në kërkim të identitetit pasi kanë larguar disa nga lojtarët e rëndësishëm të rrugës për titull të sezonit të kaluar.

VLLAZNIA-EGNATIA 2-0
19′ Gurishta, 49′ Bajrami

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments