Vllaznia e fushës ende nuk ka nisur nga puna, por klubi është në një fazë intensive për nisjen e përgatitjeve për sezonin e ri. Merkatoja, faza përgatitore, Kupat e Europës, por edhe marketingu. Sa i takon këtij të fundit, shkodranët ditën e sotme kanë hapur edhe thirrjen për gjetjen e sponsorit të ri.

Në fakt, Vllaznia ka qenë shembull në këtë drejtim në këto sezonet e fundit. Në fanellat e kuqebluve ka patur gjithnjë emrin e një biznesi që ka qenë edhe sponsori gjeneral i klubit. Duke filluar nga “Bavaria”, “Hospital One”, “Sigal” dhe së fundi “AL Invest”.

Po kush do të jetë sponsori i ri gjeneral i Vllaznisë në sezonin e ri? Kjo mbetet për t’u parë pasi të shikohet edhe interesimi i bizneseve për këtë gjë. Njoftimi i shpërndarë nga ana e klubit kuqeblu shkruan si më poshtë:

KF Vllaznia fton të gjithë bizneset që dëshirojnë të bëhen sponsorë për sezonin 2025-2026

Logo juaj në fanella, stadium & media

Dukshmëri maksimale në çdo ndeshje

Aktivizime kreative dhe bashkëpunim afatgjatë

Bashkëpunimi me kompanitë e përzgjedhura do të bëhet në mënyra të ndryshme sipas ofertave dhe kushteve të përcaktuara mbi vizibilitetin dhe promovimin e markës.

Kontakto në marketing@vllaznia.al ose në numrin 069 239 4133. Bëhu partner i Vllaznisë, bëhu pjesë e historisë!