Mbremjen e sotme, ne ora 20:00 ne stadiumin “Elbasan Arena” do te luhet ndeshja e pare e turit te pare kualifikues te “Uefa Europa Conference League” ne mes Vllaznise dhe Daugavpils. Nje sfide shume e rendesishme, rezultati i se ciles mund te vendose edhe fatin e kualifikimit per ne turin e dyte te ketij kompeticioni.

Por duhet thene se situata tek Vllaznia nuk eshte ajo me e mira e mundshme. Sikur te mos mjaftonte largimi i befasishem i Ildi Grudes, te cilin trajneri Martini e ka patur si pike referimi ne sulm bashke me kapitenin Balaj, se fundi jane demtuar edhe dy futbolliste te cilet nuk do te jene ne fushe ne kete takim.

Behet fjale per Esat Malen dhe Artan Jazxhi. I pari ka pesuar nje demtim ne miqesoret e luajtura ne Slloveni, ndersa i dyti pesoi nje terheqje muskulare ne stervitjen e para dy diteve. Te dy ata nuk do te jene ne fushe mbremjen e sotme. Madje dhe Ardit Krymi ka qene ne dyshim, edhe ai per shkak demtimi, por duket se numri 6 i kuqebluve do te sakrifikoje per te qene ne fushe.

Pavaresisht ketyre problemeve, Edi Martini dhe stafi i tij besojne se futbollistet qe do te hedhin ne fushe do te bejne nje paraqitje te mire dhe per te marre nje rezultat pozitiv qe do t’i ndihmonte ata per ndeshjen e pas nje jave ne Riga te Letonise.(www.shkodrasport.com)