Tjeter sukses i ekipit te atletikes se Vllaznise. Pasditen e sotme ai eshte shpallur fitues i Kupes se Shqiperise per here te 17-te rradhazi, por nderkohe ne total ky eshte trofeu i 29-te i ketij kompeticioni. Garat jane zhvilluar ne pisten e stadiumit “Loro Boriçi” dhe ne te kane marre pjese atletet me te mire te vendit.

Ne shume prej garave kane dominuar atletet e Vllaznise te cilet kane zene respektivisht edhe disa vende te para ne disiplina te ndryshme. Keshtu Endri Rakaj ka zene vendin e pare ne garen e 100 metrave me kohen 11”08. Ne garen e 400 metrave Franko Burraj me kohen 46″14 ka zene vendin e pare dhe njekohesisht ka thyer edhe rekordin kombetar te kesaj disipline, rekord qe mbahej nga vete ai me kohen e meparshme 46″16 te vendosur ne Algjeri me 2 korrik 2022.

Ka shkelqyer edhe atleti i ri Sidrit Kopliku qe ka zene dy vende te para, pikerisht ne 400 m/p me kohen 59”44 dhe ne 1500 metra me kohen 4’20”34. Po ashtu dy disiplina ka fituar edhe Endri Rakaj sepse perveçse ne 100 metra, ka dale i pari edhe ne kercim se gjati me rezultatin 7.30 metra.

Ne kercim trehapesh ka qene Kolindo Kiri qe eshte renditur i pari me rezultatin 15.30 metra, ndersa Glenis Haxhiaj ka zene vendin e pare ne kercim se larti me rezultatin 1.95 metra. Edhe ne stafeten 4×400 metra ekipi i Vllaznise i perbere nga F. Burraj, R. Haxhiaj, D. Idrizaj dhe D.Balla ka zene vendin e pare me kohen 3’30”40.

Nga ana tjeter, ndonese nuk kane zene vende te para, per t’u vleresuar jane edhe rezultatet e Durjan Idrizajt qe eshte renditur i dyti ne garen e 110 m/p me kohen 16”16, ndersa Rigers Haxhiaj ka zene vendin e trete nee garen e 200 metrave me kohen 23”68.

Ne perfundim te aktivitetit, ekipi i Vllaznise me 195 pike te grumbulluara, ka zene vendin e pare duke u shpallur fitues i Kupes se Shqiperise per meshkuj per vitin 2025. Po ashtu, nje kupe ka shkuar edhe per atletin Franko Burraj qe eshte shpallur sportisti me i mire i aktivitetit me 1102 pike olimpike.

Ne kete menyre atletika shkodrane korr edhe nje tjeter sukses, i cili vjen pas punes sistematike te bere nga sportistet çdo dite nen drejtimin e trajnereve Albert Marashi, Bruno Rrotani, Dorian Tafa dhe Jetmir Jahaj. (www.shkodrasport.com)