Nga Maringlen ZHIVANI

Vllaznia në qetësi të madhe, asnjë rinovim tek kuqeblutë Nga Maringlen ZHIVANI Vllaznia ka rënë në një qetësi më të madhe dhe më të gjatë sesa pritej pas dështimit sportiv të sezonit të shkuar. Në klubin kuqeblu deri më tani nuk kanë bërë asnjë lëvizje në formë zyrtare sa i përket afrimeve, por edhe largimeve.

Lajmi i vetëm që qarkullon është se ditën e nesërme pritet firma me Arsid Krujën. Nga sa bëhet me dije, trajneri Martini i ka shpallur preferencat e tij në klub dhe mënyrën se si kërkon ta ringrejë ekipin, por aktualisht nuk është ndërmarrë asnjë veprim në funksion të këtij plani, përjashto këtu afrimin e Krujës

. Ndërkohë, rinovimet janë një çështje që mbetet prezente, duke pasur parasysh se plot 11-futbollistë janë drejt mbylljes së marrëveshjeve kontraktuale me klubin.

Drejtuesit kanë bërë lëvizje për rinovime të mundshme me ndonjë prej tyre, por asnjë nuk ka rezultuar produktive dhe tashmë mund të themi se askush në fund kontrate nuk pritet të rinovojë, të paktën siç është vlerësuar deri më tani.(www.shkodrasport.com)