Vllaznia ka vijuar edhe ditën e sotme përgatitjet për ndeshjen e rradhës, atë të kthimit ndaj Daugavpils, ndërkohë që ditën e nesërme ka planifikuar nisjen drejt Letonisë.
Gazeta mëson se ekipi kuqeblu do të lërë Shkodrën në orët e para të mëngjesit, për t’iu drejtuar Rinasit nga ku do të marrin avionin e linjës drejt Vienës e më pas drejt Rigas.
Ende nuk është e qartë nëse ditën e nesërme do të ketë stërvitje, por me shumë mundësi Martini do ta lërë pushim skuadrën. Për ta hedhur në fushë sërish ditën e mërkurë kur është planifikuar stërvitja e fundit në orarin e ndeshjes dhe në stadiumin ku ajo do të luhet.
Skuadra shkodrane ka një detyrë jo pak të vështirë, atë të përmbysjes së rezultatit 0-1 të ndeshjes së parë dhe kualifikimin për në turin e dytë të “UEFA Europa Conference League”.(www.shkodrasport.com)