Diten e sotme eshte mbyllur gjithçka ne marreveshjen mes dy klubeve dhe futbollisti eshte grumbulluar menjehere per ndeshjen ndaj Ilirise. E kemi fjalen per mesfushorin 19 vjeçar Xhoel Hajdari qe do te kaloje ne forme huazimi nga Vllaznia tek Laçi.
“KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur një marrëveshje me KF Laçi për huazimin e futbollistit tè saj Xhoel Hajdari për sezonin 2025-2026.
Duke besuar se tek skuadra e tij e re, mesfushori 19 vjeçar do të ketë më shumë hapësira aktivizimi, urojmë që ai të rikthehet tek familja kuqeblu më i fortë dhe me më shumë përvojë”- shkruhet ne postimin e klubit shkodran.
Per Hajdarin kesisoj do te nise nje pervoje e re ku padyshim qe ai do te mundohet te tregoje vlerat e tij me te mira dhe me shpresen per t’u rikthyer sa me pare te Vllaznia, por me nje objektiv tjeter pastaj.