HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia nuk njeh pushim, sot në fushë për të nisur përgatitjet për...

Vllaznia nuk njeh pushim, sot në fushë për të nisur përgatitjet për Vikingurin

Nga Maringlen ZHIVANI

Pas ndeshjes së fundit në Kupat e Europës, skuadra e Vllaznisë do të vijojë sërish përgatitjet, pasi nuk ka kohë për pushim. Menjëherë pas rikthimit në Shkodër, kuqeblutë pritet të kthehen në stërvitje pasditën e sotme.

Stërvitja e sotme pritet të zhvillohet në kompleksin sportiv “Hasaj” dhe do të ketë në fokus rikuperimin fizik dhe punën taktike për sfidat e ardhshme.

Trajneri Edi Martini dhe stafi i tij teknik janë të vendosur ta mbajnë skuadrën në formë optimale, pavarësisht lodhjes në ditët e fundit. Angazhimi i skuadrës për të vijuar përgatitjet pa ndërprerje është një sinjal pozitiv edhe për tifozët, të cilët nga ana e tyre presin një reagim dinjitoz në ndeshjet e rradhës.

Ndërkohë që, kalimi i turit të parë të Conference League ka rritur optimizmin në klubin kuqeblu. E njëjta gjë pritet të ndodhë edhe me tifozët që pritet të jenë të shumë në numër mbrëmjen e së enjtes në shkallët e “Loro Boriçit” për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments