Vllaznia kaloi në turin e dytë të Ligës së Konferencës pasi mposhti Daugavpils. Ndeshja e parë me Vikingurin do të luhet në “Loro Boriçi” në datën 24 korrik ndërsa shkodranët kanë nxjerrë në shitje biletat.
Rikthimi ne shtepi dhe per me teper pas nje kualifikimi per ne turin e dyte te Kupave te Europes, ka bere qe ne rradhet e tifozerise te kete entuziasem dhe si rrjedhoje pritet qe ne shkallet e stadiumit te kete nje numer te konsiderueshem te tyre.
Nga ana tjeter, vete klubi shkodran ka menduar qe çmimet e biletave per kete sfide te jene te lira. Keshtu, nje bilete ne tribunen pas porte, aty ku qendrojne ultrasit, kushton vetem 2 mije leke te vjetra, ndersa ne tribunen perballe biletat kushtojne 5 mije leke.
Nderkohe ne tribunen qendrore, pikerisht ne sektoret A dhe B te saj, çmimi i biletes eshte 10 mije leke, ndersa ne tribunen VIP nje bilete do te kushtoje 20 mije leke. Por nje lajm tjeter i mire qe ka dhene klubi Vllaznia ka qene ai se te gjitha abonete e sezonit te kaluar jane te vlefshme edhe per kete ndeshje.