Vllaznia po punon për Europën duke përforcuar skuadrën. Dhe pse nuk ka pasur akoma asnjë zyrtarizim, marrëveshjet me disa lojtarë janë arritur. Këtu përmendim Arsid Krujën dhe Jazxhin.
Edi Martini është i fiksuar me lojtarët, që ka pasur te Teuta. Kështu hapësirat e mbrojtjes po i mbyll me elementë të cilët ia u di aftësitë.
Aleksandër Kuro, 31-vjeç, pritet të jetë i afruari i radhës. Mbrojtësi i majtë është pa kontratë, pasi mbylli bashkëpunimin me Florianën në Maltë.
Kuro është shpallur kampion me Teutën, ndërsa i ka fituar të gjithë trofetë me Martinin. Te moshat ishte ndër talentet që spikati dhe luajti me Greqinë U-21.