Nga Vllaznia janë larguar dy elementë të ardhur rishtazi nga ekipet zinxhirë, si Flori Spahija dhe Ersi Zaganjori para pak ditësh. Pavarësisht se ende asgjë nuk është zyrtarizuar nga klubi shkodran ende.

Kjo pasi te kuqeblutë duket se janë një grumbull futbollistësh me “valixhe në duar”, me emra si: Mensah, Kahrimanoviç, Stojanoviç dhe Juriç që qarkullojnë prej kohësh. E duke mos përjashtuar edhe ndonjë surprizë tjetër, pavarësisht se klubi duket se do të diskutojë marrëveshjet e reja për futbollistët që kanë bindur.

Për t’u kthyer edhe njëherë te largimet, burime të “Panorama Sport” pranë klubit konfirmojnë se të gjithë do zyrtarizohen deri javën tjetër. Kjo pasi do të jetë java e fundit e kontratave për të gjithë futbollistët që milituan këtë edicion me kuqeblutë dhe diskutohet që do largohen.

Kështu deri në datën 31 maj mund të zyrtarizohen një grumbull futbollistësh të larguar nga rradhët e kuqebluve. Të cilët duket se po përgatisin një revolucion dhe do largojnë të gjithë elementët që zhgënjyen dhe nuk dhanë atë çfarë pritej në sezonin 2024-25.(panorama-sport)